Shqiptarit nga Maqedonia i djegin ‘Audin’ me vlerë mbi 200 mijë dollarë në Lungomare (VIDEO)

Shqiptarit nga Maqedonia i djegin ‘Audin’ me vlerë mbi 200 mijë dollarë në Lungomare (VIDEO)

Pushimet në shtetit amë, shqiptarit nga Maqedonia i dolën më humbje të shumta materiale.

Burim Zyberi, pronari i mjetit tip Audi R8 që u dogj gjatë natës në Vlorë, shprehet se prej katër ditësh kishte ardhur në vendin tonë për pushime. Ai është me origjinë nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut dhe jeton në Gjermani.

“Kemi ardhur për pushime prej katër ditësh dhe ndodhi djegia e makinës. Nuk kemi asgjë zënkë me asnjë se di pse duhet të ndodhë kjo, unë kam ardhur për pushime. Unë jetoj dhe punoj në Gjermani. Automjetin e kanë djegur. S'kemi dyshime, s'kemi zënka, s'kemi asgjë me askënd. Jetojmë në Gjermani dhe kemi ardhur për pushime. Është shumë keq të ndodhin këto. Policia po heton dhe kamerat e sigurisë e kanë kapur çfarë kanë ndodhur”, ka thënë Zyberi.

Mjeti Audi R8, model i fundit i vitit 2020, ka qenë i parkuar kur ka shpërthyer në flakë dhe paraprakisht policia dyshon për një zjarrvënie të qëllimshme. Mjeti luksoz tip Audi R8 model i vitit 2020, kushton rreth 208 mijë dollarë varësisht nga opsionet shtesë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 05.18 në aksin rrugorë Vlorë-Ujë i Ftohtë.

“Rreth orës 05:18, në aksin rrugorë Vlorë-Ujë i Ftohtë, pranë një hoteli është djegur në pjesën e përparme auomjeti tip Audi-A8 në pronësi të një pushuesi, i cili nga hetimet paraprake dyshohet se është djegur qëllimisht me lëndë djegëse benzinë, për motive ende të paqarta. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave”, thuhet në njoftimin e policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy