
Truqia ka premtuar se do të zbulojë të gjithë detajet e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, pasi Arabia Saudite pranoi për herë të parë që ai ishte vrarë në konsullatën e tij në Stamboll.
"Turqia nuk do ta lejojë kurrë mbulimin e ngjarjes,"-tha një zëdhënës i partisë në pushtet.
Arabia Saudite tha të premten se Khashoggi, një kritik i shquar i mbretërisë, kishte vdekur gjatë një përplasje fizike brenda në konsullatë.
Por zyrtarët turq raportuan më parë se gazetari ishte vrarë me dashje brenda konsullatës dhe më pas trupi i tij është coptuar.
Tuqia raportoi një javë më parë se kishte dëshmi audio dhe vizuale për të provuar këtë.
Mbretëria saudite ka qenë në preson të madh për të shpjeguar zhdukjen e Khashuol pasi ai hyri në konsullatën e saj Stambollit më 2 tetor për të kërkuar dokumente për martesën e tij të ardhshme.
Deri të premten, zyrtarët saudit mohuan se e dinin vendndodhjen e tij dhe këmbëngulën se gazetari ishte larguar gjallë nga ndërtesa.
Nga ana tjetër policia turke dhe prokurorët kanë kërkuar konsullatën si dhe rezidencën e konsullit këtë javë për të provuar atë që u shpalos. Të premten ata zgjeruan kërkimin e tyre në një pyll të afërt, ku zyrtarët e paidentifikuar besojnë se trupi i tij mund të ketë qenë i zhveshur.



