
Monstra i Divjakës, Sajmir Meçani ka dalë sot para Gjykatës së Lushnjës, ku do të njihet me masën e sigurisë për dhunën fizike dhe seksuale që ka ushtruar ndaj gjyshes së tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në fshatin Grabian, ndërsa ka tronditur opinionin publik. 36-vjeçari e ka goditur e më pas zhveshur 89-vjeçaren, duke i shkaktuar plagë të mëdha në fytyrë e trup.
Ka qenë djali i të moshuarës që e gjeti të zhveshur nënën e tij. Ismet Meçani hodhi akuza se 36-vjeçari e ka përdhunuar të moshuarën.
Ndërkohë, teksa Sajmir Meçani shoqërohej sot në gjykatë, atij i është kërkuar nga gazetarët të heqë kapuçin që mbante në kokë. Ndërsa 36-vjeçari i është kthyer ashpër gazetarëve: “Ik ore, më lini rehat”.
Në përfundim të seancës, Gjykata e Lushnjës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 36-vjeçarin Sajmir Meçani, ndaj të cilit rëndojnë dy akuza për vepra të rënda penale.



