Ligji për amnistinë, në dorë të “opozitës së re” në Parlament

Ligji për amnistinë, në dorë të “opozitës së re” në Parlament

“Opozita e re” ka në dorë fatin e projektligjit për amnistinë, nga e cila përfitojnë 350 të dënuar. Gjatë një prononcimi për mediat, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha sot se drafti që kërkon shumicë të cilësuar do të kalojë në Parlament.

"Për shkak të mungesës së opozitës dhe mungesës së vullnetit të tyre për të miratuar një amnisti, që miratohet me shumicë të cilësuar, ka ngelur e pamiratuar. Por tani që opozita, pjesa tjetër ka ardhur, do ta rishikojmë idenë sesi mund ta kalojmë sërish në Parlament për miratim", tha Gjonaj.

Ministrja tha se miratimi i amnistisë i hap rrugën uljes së mbipopullimit në burgje.

"Nga amnistia pritet të përfitojnë 350 dënuar duke mos përfshirë ata në ndjekje penale. Do të shërbejë në mënyrë rrënjësore dhe të dukshme për uljen e mbipopullimit në sistemin penitenciar", tha ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy