Shumë kompani për shkak të qasjes ndaj moderimit të përmbajtjes së Facebook kohët e fundit kanë vendosur të bojkotojnë rrjetin social të Mark Zuckerberg. Vetë Facebook ka pranuar ekzistencën e një “hubje të besimit” nga ndjekësit.
Lajmi është raportuar nga The Financial Times duke ju referuar një konference me 200 reklamues, në moderimin e Neil Potts, një nga menaxherët e rrjetit social Facebook.
Potts pranoi "një humbje besimi", duke sqaruar se kompania synon të eliminojë këtë deficit dhe po punon për këtë pjesë.
Disa reklamues të markave kryesore kanë marrë vendimin të largohen nga rrjeti social për muajin korrik.



