
Gjatë seancës së djeshme në Këshillin e Sigurimit pati një përplasje të fortë mes presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç teksa palët akuzuan njëra- tjetrën për mos përmbushje të detyrimeve dhe moszbatim të marrëveshjeve.
Profesor i Sigurisë, Fatmir Çollaku, në një analizë për “MCN live”, vlerëson rolin e presidentes Vjosa Osmani, në drejtim të argumentimit të së vërtetës në sy para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Presidentja Osmani në kontaktet diplomatike ka treguar performancë të suksesshme dhe ka qenë konsistente në qëndrimin e saj për të mbrojtur interesin e Kosovës dhe për të argumentuar të vërtetën lidhur me ngjarje të dikurshme në luftën në Kosovë.
Pasojat që kishte ajo luftë, dhunën seksuale dhe viktimizimin e shumë personave në mesin e tyre kishte dhe heroinat me vete që i kishte si personifikimi vuajtjes dhe sakrificës në atë periudhë.
Sipas Çollaut, Serbia përmes presidentit të saj, edhe një herë tregoj dje, vijimin e rrugës së saj propaganduese dhe qëllim diskriminues ndaj figurës së Kosovës.
Por kjo, sipas tij, nuk i ecën më, meqë Bashkësia Ndërkombëtarë, tashmë e ka mësuar të vërtetën që pas sulmit në veri, më 24 shtator të vitit të kaluar.
Serbia dhe në rrafshin gjeneral dhe atë ndërkombëtar, vazhdueshëm zhvillon një propagandë diskriminues dhe diskredituese për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj dhe në vazhdimësi publikon të pavërteta dhe përpiqet që të pavërtetat t’i institucionalizoj, në kuptimin e argumentimit et tyre në plan ndërkombëtar dhe në debate ndërkombëtar siç ishte kjo e fundit në OKB.
E vërteta është krejt ndryshe dhe fatmirësisht vetë ndërkombëtarët kanë filluar ta kuptojnë të vërtetën që nga 24 shtatori e tutje se retorika e Vucic për të fajësuar qeverinë e Kosovës, Albin Kurtin, në veçanti dhe të gjithë të tjerët në përgjithësi, është veçse një retorikë jo vetëm luftënxitëse, por edhe destruktive, por edhe arkaike, dhe kanë filluar ta kuptojnë ata vetë më qartë.
Nga ana tjetër, analisti i sigurisë, thotë se edhe në seancën e djeshme u vu në pah, kërkesa imediate e çështjes së asociacionit, e cila duhet bërë me doemos.
Çështja e asociacionit do të mbetet kërkesë imediate e ndërkombëtarëve dhe nevoje dhe obligim poashtu i patjetërsueshëm i qeverisë së Kosovës. Me Albin Kurtin, ose pa të, Asociacioni duhet të behet.
Lufta diplomatike dhe politike duhet të zhvillohet në terrenin që asociacioni të mos ketë kompetencë ekzekutive dhe te jetë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, që i bire se pretendimet e Serbisë për një asociacion tjetër, i llojit ‘Republika Srbska’, nuk duhet të ndodh.



