Basha: Nuk tërhiqemi, diçka e madhe po ndodh në Shqipëri

Basha: Nuk tërhiqemi, diçka e madhe po ndodh në Shqipëri

Partia Demokratike është e vendosur ta vijojë protestën dhe bojkotin deri në plotësimin e kërkesës së saj për qeveri teknike. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha në fjalën e sotme në çadër se opozita nuk bëhet pjesë e pazareve.

“Nuk ka e nuk do të ketë asnjë tërheqje në kauzën tonë për zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk ka e nuk do të ketë kthim në kohën e republikës së vjetër. O kthejmë demokracinë dhe parlamentin e vërtetë, ose do të vazhdojmë betejën deri në fitore. Ne e dimë se çfarë do të ndodhë pot ë bëhemi pjesë e pazareve të qelbura. Nuk kanë vënë kriminelët në lista, po fëmijët e tyre. Politika e vjetër e ka të pamundur ekzistencën pa kriminelët. Nuk e dorëzojmë këtë betejë, do të fitojmë me çdo kushte e me çdo çmim. Kush mendon se ky është një presion i thjeshtë politik që PD të futet në republikën e vjetër e ka gabim. Hapni sytë dhe veshët. Diçka e madhe po ndodh në Shqipëri. Pas 27 vitesh, shqiptarët kanë vendosur se pluralizmi dhe demokracia fasadë nuk mjaftojnë”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy