Carla Bruni është rikthyer në Instagram me një video ndryshe. Ish-modelja dhe gruaja e ish-Presidentit francez Nicolas Sarkozy zbuloi për herë të parë se u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 2019.
Në klip, ajo shfaqet duke mbajtur disa kartona të mëdha, mbi të cilat ka shkruar përvojën e saj me kancerin, duke u përpjekur të ndërgjegjësojë gratë që e shikojnë.
U diagnostikova me kancer gjiri katër vjet më parë. Kirurgjia, rrezatimi, terapitë hormonale, kam kaluar në procesin e zakonshëm për këtë lloj kanceri.
Por unë isha me fat, kanceri im nuk ishte agresiv. Pse nuk ishte agresiv? Sepse çdo vit, në të njëjtën datë, bëj ekzaminimin e nevojshëm.
Nëse nuk do ta bëja çdo vit, tani nuk do të kisha gjoksin e majtë. Nuk po e shkruaj këtë postim për t’ju treguar detajet e shëndetit tim.
Kjo është kundër meje dhe kam hezituar për një kohë të gjatë para se të flas për këtë.
Arsyeja që po e them këtë sot është për të përcjellë një mesazh. Bëni kontrollet çdo vit. Jetët tuaja varen prej jush.



