Në Korçë është rikthyer në skenë komedia “8 Persona +” e regjisorit Ferdinand Radi, por me një qasje të re regjisoriale nga vajza e tij, Andeta Radi, e përshtatur me frymën e kohës, duke u pritur me duartrokitje nga publiku në teatrin “Andon Zako Çajupi”.



