Kongresi i Partisë Socialiste ka miratuar sot ndryshimet në statutin e partisë.
Kongresi ka hedhur poshtë mocionin e disa socialistëve të cilët kërkonin ndryshime statuore, ku midis të tjerave edhe kufizim të mandatit të kryetarit. Në këtë kongres u lexua letra e plotë e disa socialistëve midis të cilëve edhe të ish-ministres së jashtme Arta Dade dhe Maqo Lakrorit.
Sekretari Organizativ tha se kërkesa nuk kishte ardhur sipas rregullave statutore (duhej mbështetur nga anëtarë të Kongresit) dhe si e tillë nuk u mor në konsideratë.
Në sesionin e dytë u miratuan ndryshimet teknike në statutin e PS.
U vendos krijimi i Librit të Rregullave që përmbledh rregulloret e organeve të partisë, kodin e zgjedhjeve, kodin e etikës, çdo udhëzim për funksionimin e institucioneve të PS.
U fut në statut koncepti i bashkëdrejtimit burrë-grua.
Vendoset kontrolli i integritetit dhe figurës, bazuar në legjislacion. U sanksionua se kush nuk reflekton të vërtetën, kush nuk tregohet i sinqerte për aktivitetin e tij, merr përsipër sanksionet jo vetëm në aspektin e përgjegjësisë ndaj ligjit, por edhe me përjashtimin nga partia.
Nga ky Kongres do të dalin dhe anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare. Ndërsa dita e tretë do t’i dedikohet e gjitha të rinjëve socialist.



