"Xhadat" - Lekët e shtetit "mbajnë në ajër" punonjësit e Albcontrol! Mbi 63 milion lekë bileta për 3 muaj

"Xhadat" - Lekët e shtetit "mbajnë në ajër" punonjësit e Albcontrol! Mbi 63 milion lekë bileta për 3 muaj

Blerja e biletave të shtrenjta të avionit për udhëtimet që kryhen nga nënpunësit e administratës shtetërore  me paratë publike është një nga problemet që kërkon auditim të plotë.

Emisioni investigativ “Xhadat” ka hulumtuar të dhënat e agjensisë së prokurimit publik, në lidhje me tenderat e zhvilluara nga Albkontroll sha, për blerje të biletave të udhëtimit me avionë për një peridhë 3 mujore, 24 gusht 2021- 26 nëntor 2021, ku në total për 8 tendera janë shpenzuar mbi 63 milionë lekë të vjetër.

Sipas të dhënave dhe dokumentacionit të publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik, çmimet e këtyre biletave në raport me tregun janë prokuruar rreth 80% më shtrenjtë.

Ne i jemi referuar dy prej këtyre tenderave të zhvilluar në datat 19 dhe 20 tetor të vitit 2021 të cilat si destinancion kanë Madridin.

Në datën 19.10.2021 Albcontrol sha ka hapur garën për zhvillimin e procedurës së prokurimit me objekt “Blerje bilete të transportit ajror ndërkombëtar, me destinacion Spanjë, Madrid” , me fond limit 2.3 milionë lekë të vjetër, për 3 persona të cilët niseshin pas 5 ditësh, dy në datën 24 dhe një në datën 25 tetor. 

Vlera e shpallur e fituesit per keto 3 bileta avioni është mbi 1 milionë e 900 mijë lekë të vjetra.

Redaksia e Emisionit Investigativ ka verifikuar vlerat e biletave nga skyscanner platformë e cila jep në kohë reale cmimet e biletave në gjithë botën dhe biletat do të duhet të bliheshin me vlerat si më poshtë:

Biletë – Tiranë – Madrid – Tiranë, nisja më datë 24/10/2021 dhe kthimi më datë 28/10/2021, për 3 persona, sipas skyscanner do të kushtonte 140 mijë lekë të vjetër dhe për tre bileta do të shpenzoheshin 422 mijë lekë të vjetër, që sipas këtij kërkimi na rezulton se vlera e tenderuarështë 80% më e shtrenjtë.

Po e njëjtë është edhe procedura e tenderuar e datës 20 tetor.

Sipas dokumentacionit të publikuar, Albcontrol sha

në datën 20.10.2021 ka hapur garën për zhvillimin e procedurës së prokurimit me objekt “Blerje bilete të transportit ajror ndërkombëtar, me destinacion Spanjë, Madrid”, me fond limit 17 milionë lekë, për klasin ekonomik për 15 persona.

Biletë – Tiranë – Madrid – Tiranë, nisja më datë 24/10/2021 dhe kthimi më datë 05/11/2021, për 7 persona, sipas skyscanner do të kushtonte 224 mijë lekë të vjetër dhe për shtatë bileta do të shpenzohshin 1.6 milionë lekë të vjetër.

Biletë-Tiranë- Madrid-Tiranë, nisja më datë 24/10/2021 dhe kthimi më datë 30/10/2021, për 3  persona sipas skyscanner do të kushtonte 140 mijë lekë të vjetër dhe për tre bileta do të shpenzoheshin 422 mijë lekë të vjetër.

Biletë – Tiranë – Madrid – Tiranë, nisja më datë 31/10/2021 dhe kthimi më datë 06/11/2021 për 3 persona, sipas skyscanner do të kushtonte 378 mijë lekë të vjetër dhe për 3 persona do të shpenzoheshin  rreth 1.1 milionë lekë të vjetër.

Biletë – Tiranë – Madrid – Tiranë, nisja më datë 24/10/2021 dhe kthimi më datë 11/12/2021, për 1 person, sipas skyscanner do të kushtonte 146 mijë lekë.

Biletë – Tiranë – Madrid – Tiranë, nisja më datë 25/10/2021 dhe kthimi më datë 03/12/2021, për 1 person,  sipas skyscanner do të kushtonte 520 mijë lekë.

Në total, sipas të dhënave të skyscanner, Albcontrol sha do të shpenzonte mbi 4 milionë lekë të vjetër pra rreth 80% më pak se fondi limit i llogaritur  prej 17 milionë lekë të vjetër.

Lidhur me këto bileta dhe në funksion të transparencës me publikun por edhe korrektësisë me institucionet zyrtare, në datën datën 25 tetor redaksia e Emisionit Investigativ “Xhadat”, i është drejtuar me kërkesë zyrtare bazuar në Ligjin “Për të drejtën e informimit” Albcontrol sha, duke i kërkuar informacionit të detajuar, shoqëruar me dokumentacionin përkatës, lidhur me arsyet e zhvillimit të këtyre 2  procedurave,  me ditë të ndryshme udhëtimi,

Si është llogaritur vlera e fondit limit dhe pse një vlerë kaq e lartë për bileta udhëtimi të klasit ekonomik? Përse kjo vlerë është deri 80% më e lartë se vlera e biletave të klasit ekonomik në treg? Cila është Vlera për njësi dhe në total për biletat e udhëtimit? A ka pasur garë dhe si është kualifikuar operatori fitues?

Në përgjigjë të kësaj shkrese, në datën 29.10.2021, Albcontrol sha nëpërmjet shkresës me nr. 1743/1 prot, kthen shkresë zyrtare duke mos u përgjigjur asnjë prej pyetjeve konkrete dhe shqetësimeve të ngritura nga Emisioni Investigativ “XHADAT”, si përsa i përket kërkesës për Informacion, veçanërisht pyetjes përse vlera e biletave është deri në 80% më e shtrenjtë se çmimet reale?

Albcontrol sha gjithashtu nuk ju përgjigj as pyetjes tjetër lidhur me vlerën për njësi për biletat duke mos na vënë në dispozicion asnjë dokumentacion provues që të faktonte se të dhënat e siguruara nga Redaksia jonë nga Agjencia e Prokurimit Publik, ishin të pasakta apo të pavërteta.

Redaksia e Emisionit Investigativ “XHADAT” ka verifikuar edhe më tej, siç shihet qartë që të 8 tenderat me vlerë mbi 63 milionë lekë të vjetër janë fituar nga e njëjta kompani.

Në të gjitha këto raste nga të dhënat e skyscanner vlerat janë deri në 80% me të lira se vlerat e prokuruara.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy