Turqi, delfinët kthehen në Stamboll

Turqi, delfinët kthehen në Stamboll

Ashtu si në shumë pjesë të botës, edhe në Stamboll mbyllja e miliona njerëzve për shkak të Covid-19 në shtëpi po ripërtërin natyrën. Meqë makinat janë ndaluar, të dhënat e ndotjes tashmë tregojnë një rënie prej 11%. Edhe në Bosfor, ulja e trafikut detar po ndryshon kushtet e mjedisit. Disa delfinë janë vërejtur në bregdetin e Ortakoy, nga ana evropiane e qytetit, nën Urën e Dëshmorëve më 15 korrik (ish-ura e Bosforit), një nga vendet më ikonike për turistët. Videot në rrjetet sociale që tregojnë skenën po marrin vëmendje të madhe. Më parë, delfinë ishin raportuar pranë urës Galata, një vend tjetër simbolik, normalisht plot me peshkatarë. Nëse delfinët janë shpesh të pranishëm në ngushticën e Bosforit, është e rrallë që ata të afrohen në bregdet pikërisht për shkak të trafikut të madh të anijeve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy