Banorët e Ishujve Kanarie në Spanjë protestojnë kundër turizmit masiv

Banorët e Ishujve Kanarie në Spanjë protestojnë kundër turizmit masiv

Mijëra demonstrues dolën të dielën në rrugët e pikave turistike në Ishujt Kanarie në Spanjë  për të kërkuar ndryshimin e modelit të turizmit masiv, i cili sipas tyre ka pushtuar arkipelagun e Oqeanit Atlantik.

Të mbledhur nën sloganin "Ishujt Kanarie kanë një kufi", demonstruesit marshuan në pikat e nxehta turistike të shtatë ishujve kryesorë të arkipelagut, për të kërkuar një kufizim në numrin e vizitorëve dhe frenim të zhvillimit që ata e konsiderojnë të pakontrolluar.

Sipas zyrtarëve lokalë rreth 6,500 njerëz demonstruan në Tenerife, 5,000 në ishullin Gran Canaria dhe rreth 1,500 në Lanzarote.

Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej " Ishujt Kanarie nuk janë në shitje" dhe "Mjaft është mjaft".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy