
Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së mërkurës në Fushë-Arrës, ku një fëmijë i mitur 10 vjeç, dyshohet të jetë mbytur në rezervuar.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Iballë.
Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se 10-vjeçari ka shkuar për t'u larë në rezervuarin në Iballë, i vetëm por fatkeqësisht ka humbur jetën.
Mësohet se i mituri ndodhej i vetëm në momentin kur ka shkuar për t'u larë por nuk ka mundur që të dalë më nga uji. 10-vjeçari u largua nga shtëpia në orët e drekës dhe pasi nuk është kthyer ka alarmuar familjarët të cilët më pas kanë mësuar lajmin e hidhur.
Banorë të zonës si dhe familjarë kanë shkuar për t'i dhënë ndihmë por 10-vjeçari kishte ndërruar jetë. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të nxjerrë shkaqet e plota të humbjes së jetës të 10-vjeçarit nga Iballa.



