EULEX-i arreston kreun e veteranëve të luftës, Hysni Gucati

EULEX-i arreston kreun e veteranëve të luftës, Hysni Gucati

Kreu i Organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së Hysni Gucati, është arrestuar sot gjatë aksionit të EULEX-it në këtë organizatë.

Këtë e ka deklaruar për mediat në Kosovë, nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj.

I njejti ka bërë të ditur se Gucati do të dërgohet sot për në Hagë, derisa, momentalisht është ende në zyrat e veteranëve.

Ky operacion vjen pak ditë pasi në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë dorëzuar mijëra faqe dokument të dyshuara se janë pjesë e dosjeve që Gjykata Speciale ka në hetim.

Gjatë ditëve të fundit në zyrat e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, një person i panjohur ka lënë dosje të ndryshme që pretendohet se janë të Gjykatës Speciale.  Dyshohet se bëhet fjalë për dosje të presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe ish-kupolës drejtuese të UÇK-së, Azem Syla, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Xhavit Haliti etj.

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e sotëm nga EULEX-i në zyrat e organizatës së veteranëve të UÇK-së, duke e krahasuar me kohën e Jugosllavisë.

“Jeni duke vepruar si në kohën e Jugosllavisë. Ju thash ashtu dhe nëse shteti ynë nuk merr masa ndaj këtyre kriminelëve, do të jemi të detyruar të veprojmë ndaj tyre si ndaj Jugosllavisë. Janë duke kontrolluar gjithë objektin, dyshojmë se të gjitha janë duke i bërë vetëm. Nuk e dimë se çka është, kanë hyrë atje lartë dhe nuk lajmërohet askush. Unë isha në katin e tretë ju kërkova urdhëresë ose përkthyes edhe pse e flas anglishten por jo shumë mirë. Më thanë se ekziston urdhëresa por nuk e pash”, u shpreh Klinaku.

Kjo ishte edhe arsyeja e kryerjes së bastisjes së sotme të EULEX’it, të cilët kishin mësyrë zyrat e OFL me forcat të mëdha policore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy