Vuçiç: Pyetja ime "nëse zgjidhim problemin me Kosovën, a do të bëhemi anëtarë të BE", ende nuk ka marrë përgjigjje

Vuçiç: Pyetja ime "nëse zgjidhim problemin me Kosovën, a do të bëhemi anëtarë të BE", ende nuk ka marrë përgjigjje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është deklaruar nga Gjeneva ku mori pjesë në dialogun strategjik për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Forumi Botëror i Ekonomisë, se ende nuk ka marrë përgjigje nëse Serbia do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian deri në vitin 2025, nëse zgjidh problemin me Kosovën, raporton Blici serb.

“Serbia nuk është aq euro-optimiste si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ne jemi në rrugën evropiane, por presim çasje tjetër. Nuk e lusim askënd, por kërkojmë të ardhme të qartë. Duhet ta dimë dhe për këtë arsye i kam pyetur shumëkënd në BE se nëse zgjidhim problemin me Kosovën, a do të bëhemi anëtar të BE-së deri më 2025. Nuk kam marrë përgjigje të qartë”, shtoi ai.

Ai gjithashtu tha se Serbia po vazhdon me reformat për shkak të qytetarëve të saj dhe të ardhmes së saj.

“Ne do të vazhdojmë reformat për hir të qytetarëve tanë dhe për të ardhmen tonë. Ne duam të përmirësojmë ekonominë tonë, duam të vazhdojmë rritjen e përshpejtuar. Ne do të ruajmë rritjen në mbi 3.6 përqind. Ato për zonën e euros u ulën nga 1.3 në 1.1 përqind”,  tha Vuçiç.

Përveç tij, deklarojnë mediat serbe, në këtë forum, foli edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili theksoi se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në, por edhe anasjelltas.

“Kush nuk e kupton këtë, nuk i kupton sfidat që vijnë në të ardhmen”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy