“Pjeshka”, reklama e Esselunga-s hap debat në rrjet (VIDEO)

“Pjeshka”, reklama e Esselunga-s hap debat në rrjet (VIDEO)

Një reklamë e zinxhirit të supermarketeve Esselunga në Itali po diskutohet gjerësisht në rrjet. Spoti ka për protagoniste një vajzë të vogël dhe dy prindër të ndarë.

Vajza e vogël është duke bërë pazar me nënën e saj, por në një moment ajo shkon brenda supermarketit dhe merr një pjeshkë. Në fund të reklamës, vajza e vogël ia jep atë pjeshkë babait të saj duke i thënë se ia dërgonte nëna e saj.

Një film i vërtetë i shkurtër që përfaqëson një shkëputje nga e kaluara: reklama ka si protagoniste jo familjen klasike të lumtur me të cilën jemi mësuar në reklama, por një çift të ndarë dhe vajzën e tyre.

Në rrjet janë shumë përdoruesit që thonë se janë përlotur me reklamën.

Por ka edhe nga ata që e kritikojnë se fajëson prindërit që përballen me divorcin dhe rihap plagët e fëmijëve të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy