Mandia: Të hetohet për shpërdorim detyre, Elira Kokona ka ushtruar detyrën në konflikt interesi

Mandia: Të hetohet për shpërdorim detyre, Elira Kokona ka ushtruar detyrën në konflikt interesi

Sekretarja për Anti Korrupsion në PD, Ledina Mandia, ka reaguar në lidhje me denoncimin e skandalit të qeverisë me konfliktin e interesit të Elira Kokonës, zv.sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave.

Mandia tha se Kokona ka qenë në konflikt interesi, pasi ajo nuk hoqi dorë nga ushtrimi i detyrës së avokates private dhe nuk njoftoi gjykatat në lidhje me pozicionin e saj në nivelet më të larta të administratës shqiptare. Ajo theksoi se ndaj Kokonës duhet të nisë hetimi për shpërdorim detyre.

Znj. Kokona, as formalisht nuk hoqi dorë nga ushtrimi i detyrës së avokatit privat dhe në asnjë rast nuk njoftoi gjykatat në lidhje me pozicionin e saj në nivelet më të larta të administratës së shtetit shqiptar.
Ajo në më shumë se 15 raste rezulton të ketë qenë duke ushtruar përfaqësimin e klientëve të saj në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut apo të Arbitrazhit.

Si njohëse e mirë e ligjit, ajo do të duhej të kishte njoftuar gjykatat e huaja, të brendshme dhe çdo forum tjetër ndërkombëtar në lidhje me pozicionimin e saj, dhe që nuk do të ishte në pozicionin e përfaqësueses së palëve private.
Çuditërisht familjarët dhe klientët e znj. Kokona janë kompensuar në mënyrë të plotë sipas çmimit të tregut referuar vendimmarrjeve të Nëntor të vitit 2015 dhe më tej, ndërkohë që pronarët e tjerë, sot duhet të marrin 10 % të vlerës së pronës me këste apo në shumicën e rasteve konsiderohen të ezauruar, pasi kanë një pritshmëri prej 30 vitesh për ekzekutimin e atyre vendimeve. Madje për këtë as njoftohen nga Qeveria, në mënyrë që të adresojnë të drejtën e tyre në Gjykatë.

Duket që përfaqësimi i znj. Kokona ka vazhduar dhe në çështje të tjera brenda dhe jashtë vendit, dhe ndërkohë që ka njoftuar me vonesë institucionet vendase dhe ndërkombëtare, i ka lënë në duar të sigurta në partnerët dhe bashkëpunëtorët me të cilët kishte punuar këto çështje, duke i siguruar se do të jepte kontributin duke shërbyer në strukturat më të larta të shtetit shqiptar.

Zv.sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona, ka ushtruar aktivitetin e saj privat si avokate edhe pse që nga viti 2013 është emëruar në detyra të larta të administratës publike. Kështu me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, Elira Kokona është emëruar sekretare e përgjithshme e ministrisë së Kulturës, por pavarësisht kësaj paralelisht ajo ka vazhduar e qetë punën si avokate, madje në çështje në gjykatën e Strasburgut.

PD e ka cilësuar konflikt të pastër interesi ushtrimin e detyrës së avokates private në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Arbitrazhit të Edlira Kokonës, e cila aktualisht mban dhe postin e zëvëndëssekretares së përgjithshme të Këshillit të Ministrave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy