Beja: 250 fëmijë në pritje për t'u birësuar, procesi është vështirësuar për shkak të procedurave

Beja: 250 fëmijë në pritje për t'u birësuar, procesi është vështirësuar për shkak të procedurave

Drejtori i Përgjithshëm i Kodifikimit pranë Ministrisë së Drejtësisë, Besmir Beja tha mbrëmjen e sotme në studion e lajmeve të MCN TV se 250 fëmijë janë në pritje për tu birësuar, por sipas tij procesi është vështirësuar për shkak të procedurave.

Ministria e Drejtësisë ka depozituar në Kuvend një draft për disa ndryshime në ligjin për birësimin, të cilat sipas Bejës do të lehtësojnë procedurat e birësimit dhe garantojnë rol mbikëqyrës për qëndrimin e fëmijëve në shtëpitë e birësimit.

Intervista:

Perse u zgjodh ky moment te ndërhyhet në ligjin për birësimin?

Beja: Depozitimi i këtij drafti është një punë e gjatë që ka nisur që prej fillimit të vitit 2020 dhe është dorëzuar në Kuvend në Dhjetor të vitit 2020. Është i njëjti draft, është ridepozituar dhe ka nisur procedura për shqyrtimin e tij.

Cilat janë ndryshimet kryesore qe parashikohen?

Beja: Drafti ka ardhur pas një pune të gjatë analizuese që lindin për shkak të problemeve të procedurave të birësimit. Gjatë vitit 2015 ka pasur vetëm 52 birësime dhe në 2019-ën 26 të birësuar. Kanë mbetur 250 fëmijë në pritje për tu birësuar por ky proces është vështirësuar për shkak të procedurave të birësimit. Për shkak të këtyre numrave duhet të lehtësuar procedura duke garantuar interesat e fëmijëve. Kemi lehtësuar procedurën e braktisjes së fëmijëve, procedurat e birësimit, pëlqimi i prindit që i rregullojnë punë autoritetit të birësimeve. Garantohet rol mbikëqyrës që të garantohet qëndrimi i këtyre fëmijëve në shtëpitë e birësimit.

Cila është mosha minimale që mund të bëhet birësim?

Beja: Ne kemi përcaktuar si moshë minimale 21 vjeç të cilët mund të birësojnë fëmijët. Po ashtu bashkëjetesa e qëndrueshme, të cilëve tu garantohen të njëjta të drejta. Kuptimi i bashkëjetesës është vetëm ndërmjet një burri dhe një gruaje dhe nuk kemi ndryshime në kodin e familjes.

Mosha 21 ju duket e përshtatshme?

Beja: E kemi rritur sepse ka qenë 18 vjeç. Duhet të ketë pjekuri në aspektin e rritjes për ti dhënë edhe mbështetje fëmijës.

Lidhur me rregulloren e BE për çështjen e emërimit Prindi 1 dhe prindi 2 keni ndonjë koment?

Beja: Në dijeninë time nuk ka një rregullore të BE që e bën të detyrueshme çështjen që të shndërrojë këtë çështje. Këto janë zhvillime që jo domosdoshmërisht reflektohen në Shqipëri.

Propozimi juaj ka shkaktuar reagime në radhët e opozitës...

Beja: Komentet që janë bërë me natyrë politike dhe është e drejta e secilit përfaqësues të opozitës që ti bëjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy