
Presidenti francez Emmanuel Macron konfirmoi se qeveria e tij do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez, duke iu bashkuar një sërë vendesh që e kanë bërë këtë në javët e fundit.
Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York, Macron tha se njohja e Palestinës është një hap i drejtë dhe legjitim.
“Franca beson se momenti për të vepruar ka ardhur. Njohja e Palestinës është një hap i drejtë, legjitim dhe i domosdoshëm,” deklaroi Macron, duke shtuar se detaje të mëtejshme do të bëhen publike së shpejti.



