Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në këto orë të mbrëmjen ditën e sotme në qytetin e Shkodrës.
Një 20-vjeçar është qëlluar në afërsi të lagjes “Kiras”. Sipas policisë, i plagosuri që tashmë është jashtë rrezikut për jetën është Hermes Beqiri dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkoder.
Sipas raportimeve të para, thuhet se Beqiri është qëlluar teksa ishte në një lokal.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.
Ndërkohë autorët janë ende në kërkim.



