Sektori teknologjik/ Tahiraj: Shkollat profesionale mundësi përgatitje për tregun, perëndimi ofron më shumë

Sektori teknologjik/ Tahiraj: Shkollat profesionale mundësi përgatitje për tregun, perëndimi ofron më shumë

Pedagogu i School of Informatics, Niko Tahiraj, në MCN Economy deklaroi se interesi i të rinjve shqiptarë drejt degëve të teknologjisë ka ardhur në rritje edhe si rezultat se çdo gjë tashmë po funksionon në mënyrë elektronike dhe se ky treg ka hapësira 360 gradë për ta.

Ai tha se krahas universitetit, shkollat profesionale janë një mundësi alternative për përgatitjen e tregut, një lloj specializimi. Tahiraj sqaroi se nëse kemi gërshetimin e teorisë me praktikën në shkolla sigurisht që tregu do ketë njerëz më të përgatitur.

Tani çdo gjë do funksionojë në mënyrë elektronike dhe si e tillë duhet të ketë sa më shumë persona të përgatitur në fushën e teknologjisë, megatronik, elektronik etj. 360 gradë ky treg ka hapësira dhe si e tillë kërkon njerëz të përgatitur me kompetenca të larta.  Ankesat për mungesë IT vjen pasi ka persona që nuk kanë njohuritë e mjaftueshme ose largohen jashtë vendit dhe kërkojnë të bëjnë eksperiencën e tyre jashtë shtetit që në tregun shqiptar nuk e gjejnë. Sa i përket shkollave profesionale janë alternativë, studentët aty marrin hapat e para, programimet, rrjetet dhe duke mbaruar tre vitet e para në universitet arrijnë të përgatiten për tregun dhe janë alternativa kryesore në treg. Jemi gjithmonë te pika që ne mund të përgatisim shumë persona në informatikë, por problemi është se sa e njohin këta persona atë degë që studiojnë dhe kjo varet nga laboratorët. Nëse kemi gërshetimin e teorisë me praktikën sigurisht që tregu do ketë njerëz të përgatitur.

Më tej ai sqaroi se shkollat profesionale në rast se në universitete studentët bëjnë disa degë, në një qendër të posaçme ata i dedikohesh vetëm një lënde. Ai shtoi se studentët kanë interes më të ulët për të qëndruar në kompanitë shqiptare dhe preferojnë të largohen sepse perëndimi ofron kushte më të mira si për tu rritur profesionalisht ashtu dhe nga ana monetare.

Ka më shumë laboratorë në një qendër se sa në universitet. Certifikimi njihet si jashtë ashtu dhe brenda vendit. Laboratorët janë në platformë dhe ndjekin vetëm atë lëndë prandaj dhe përgatiten më shumë. Kompanitë shqiptare ofrojnë shumë pak, ndërsa bizneset e huaja të japin më shumë mundësi sa i përket rritjes profesionale apo kushteve. Bota perëndimore të ofron më shumë zhvillim, trajnime për rritjen e botës profesionale dhe kjo bën të mundur që këta persona kërkojnë të jenë atje sepse kanë rritje profesionale dhe pagash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy