
Kryeministrja e re e Italisë, Giorgia Meloni dhe ministrat e kabinetit të saj janë betuar te Presidenti se do të mbrojnë Kushtetutën.
Në këtë formë qeveria “Meloni” është e para në Itali e kryesuar nga një grua.
Të drejtuar nga Meloni, ministrat e qeverisë së re u betuan para kreut të shtetit, Sergio Mattarella.
Betimi vjen një ditë pasi Matarella priti në takim Melonin dhe aleatët e saj të koalicionit qerverisës, Silvio Berlusconin të Forza Italia dhe kreun e Lega Nord, Matteo Salvini, duke pranuar listën e ministrave të kabinetit të ri qeveritar.
Kabineti i ri
Presidente e Këshillit të Ministrave: Giorgia Meloni
Ministri i Jashtëm: Antonio Tajani (gjithashtu zëvendëskryeministër)
Ministri i Brendshëm: Matteo Piantedosi
Ministri i Ekonomisë: Giancarlo Giorgetti
Ministri i Drejtësisë: Carlo Nordio
Ministri i Shëndetësisë: Orazio Schillaci
Ministër i Infrastrukturës: Matteo Salvini (edhe zëvendëskryeministër)
Ministri i Mbrojtjes: Guido Crosetto
Ministër i Zhvillimit Ekonomik (kompani dhe prodhim në Itali): Adolfo Urso
Ministër i Bujqësisë dhe Sovranitetit të Ushqimit: Francesco Lollobrigida
Ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin: Luca Ciriani
Ministrja e Familjes: Eugenia Roccella
Ministër për Politikat e Detit dhe Jugut: Nello Musumeci
Ministri për Çështjet Evropiane: Raffaele Fitto
Ministre e Turizmit: Daniela Santanche
Ministër i Kulturës: Gennaro Sangiuliano
Ministre e Punës: Marina Calderone
Ministri i Çështjeve Rajonale dhe Automonisë: Roberto Calderoli
Ministër i Arsimit: Giuseppe Valditara
Ministrja e aftësisë së kufizuar: Alessandra Locatelli
Ministre e Reformave: Maria Elisabetta Alberti Casellati
Ministër i Administratës Publike: Gilberto Pichetto Fratin
Ministre e Universitetit dhe Kërkimeve: Annamaria Bernini
Ministër për Sportin dhe Rininë: Andrea Abodi
Ministri i Mjedisit dhe Sigurisë së Energjisë: Paolo Zangrillo
Nënsekretari i Kryeministrit: Alfredo Mantovano



