
Katër persona ndërruan jetë në një aksident të rëndë që ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj.
Korrespondentja e MCN nga Gjirokastra, raporton se për MCN live se si ky segment rrugor konsiderohet prej mëse 30 vitesh fatal për një sërë shkaqesh të rrezikshmërisë që ka.
Aksidenti i mbrëmshëm, ndodhi teksa makina tip Mercedes Benz që po lëvizte me shpejtësi jashtë normave të lejuara nën drejtimin e Riza Rrapa humbi kontrollin dhe si pasojë u përplas me dy automjete të tjera që po lëviznin në drejtim të kundërt me të.
Nga përplasja e fortë viktimë mbeti vetë Rrapa dhe 3 anëtarë të një familjeje që ndodheshin në makinën tip Toyota, konkretisht Lavdosh dhe Lefteri Begaj, burrë e grua dhe Afërdita Begaj. E moshuara 90 vjeçare Afërdita Begaj vdiq në momentin e përplasjes, dy të tjerë ndërruan jetë rrugës për në spitalin e Gjirokastrës dhe një i katërt humbi jetën sapo hyri në sallën e operacionit.
Të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur Lavdie Meta dhe Jani Meta të cilët ndodheshin në makinën e tretë që u përfshi në aksident. Të dy janë transportuar fillimisht për në Spitalin e Gjirokastrës për t’u trajtuar, por më pas janë nisur drejt Tiranës pasi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Duhet theksuar se ky aks rrugor është ndër më problematikët, duke filluar prej kthesës së Viroit në Gjirokastër e deri në Krastë të Memaliaj.
Është një zonë aktive e aksidenteve, kjo për shkak të infrastrukturës së tillë rrugore, për shkak të mungesës së sinjalistikës, të ndriçimit publik dhe mënyrës së si është ndërtuar kjo rrugë e cila është e rrëshqitshme e cila detyrimisht do të sjellë dhe ka sjell prej 30 vitesh problematikash të tilla dhe ende nuk jepet një zgjidhje konkrete.



