Sërish kaos në aeroportin e Rinasit me kompaninë më të re të fluturimit “Blu Panorama”. Më shumë se 200 pasagjerë që duhet të niseshin rreth orës 16:45 të së dielës drejtë Bergamos në Itali, janë detyruar të presin për rreth 5 orë për shkak të shtyrjes së orarit.
Pasagjerët ankoheshin se nuk janë lajmëruar për vonesa të tilla dhe ndërsa janë interesuar pranë kompanisë nuk kanë marrë asnjë shpjegim. Mes pasagjerëve ka pasur edhe fëmijë si edhe familje me emigrantë shqiptarë që kaluan pushimet në atdhe dhe tani duhet të kthehen ne vendet e tyre të punës.
Ndërkohë të kontaktuar nga TemA TV, burime zyrtare të kompanisë thanë se shkak për vonesat është një problem teknik
Ndërkohë edhe në linjën Tiranë-Verona që është kryer nga kompania ka patur një vonesë. Kjo është hera e tretë brenda javës që kompania blu panorama shkakton probleme në fluturimet nga Shqipëria drejt destinacioneve italiane.



