Transportonte 33 klandestinë, kapet dhe me kokainë/ Emri

Transportonte 33 klandestinë, kapet dhe me kokainë/ Emri

Finalizohet operacioni i policisë Himarë, i koduar “Double 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me ata të Vlorës dhe Komisariatin e Policisë nr.5, Tiranë.

Gjatë këtij operacioni u vu në pranga Klodian Murati, 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në dalje të Bypass-it Himarë, shërbimet e policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, i kanë bërë shenjë për të ndaluar Muratin, i cili drejtonte automjetin tip furgon.

27-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të automjetit që drejtohej nga 27-vjeçari dhe kanë evidentuar disa metra më tutje, automjetin tip furgon, të braktisur.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e policisë kanë gjetur 33 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët ky shtetas po i transportonte kundrejt fitimit.

Në vijim të operacionit, pas shkëmbimit të informacionit me DVP në qarqe dhe falë një pune të mirëkoordinuar policore, pas disa orësh nga braktisja e automjetit, në Laprakë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.5, Tiranë, është bërë e mundur kapja e shtetasit Klodian Murati.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të tij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e dyshuar lënde narkotike e llojit kokainë.

Lidhur me këtë ngjarje, materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy