Merkel:Ndihma e shtetit ndaj bizneseve nuk mund të zgjasë përgjithmonë

Merkel:Ndihma e shtetit ndaj bizneseve nuk mund të zgjasë përgjithmonë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar  se ndihma aktuale që shteti po jep ndaj bizneseve që janë prekur nga pandemia e koronavirusit, nuk mund të zgjasë përgjithmonë.

“Qeveria federale, shtetet dhe këshillat duhet të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive që të tejkalojmë pandeminë dhe pasojat e saja në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Merkel.

Të martën, Bundestagu gjerman pritet të debatojë për buxhetin e vitit të ardhshëm, ku një e treta e buxhetit pritet të jetë e dedikuar për financimin e borxheve.

“Kostot do të jenë edhe më të larta – financiare dhe shoqërore – nëse shumë biznese kolapsojnë dhe humben miliona vende pune”, tha kancelarja Merkel.

Ajo shtoi se më 2021, shteti mund të shpenzojë shuma të mëdha parash, të cilat i ka kursyer viteve të fundit.

Në përgjithësi, shteti planifikon që të shpenzojë pothuajse gjysmë trilioni euro dhe të marrë hua. Po ashtu janë paralajmëruar edhe shkurtime të taksave për qytetarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy