
Ne duhet të vazhdojmë, duhet të luftojmë, Ukraina nuk do të dorëzohet, ne duam të rifitojmë territoret në kufirin e njohur të vitit 1991.
Kështu tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, duke mbërritur në Bruksel për këshillin e parë NATO-Ukrainë në nivel ministror.
Lidhur me fushën e betejës, Kuleba mohoi të ketë ndonjë “ngërç”.
Për çështjen delikate të negociatave, ministri tha: Është gjithmonë e lehtë të këshillosh të tjerët të heqin dorë dhe të bëjnë lëshime. Ata duhet ta bëjnë këtë së pari.



