Ushtronin gjueti të paligjshme, arretohet 54 vjeçari

Ushtronin gjueti të paligjshme, arretohet 54 vjeçari

Një 54-vjeçar nga Devolli është vënë në prangat e policisë pasi ka shkelur “Ligjin për Moratoriumin e Gjuetisë”, duke ushtruar gjueti të paligjshme në Parkun Kombëtar të Prespës.

Në pranga u vu Ylli Zhuleku 54 vjeç, banues në fshatin Tren, ndërsa u procedua në gjendje të lirë Sh.H, 51 vjeç, banues në fshatin Progër.

“Më datë 01.09.2017, gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll kanë ushtruar në afërsi të fshatit Tren, brenda “Parkut Kombëtar të Prespës”, kanë konstatuar shtetasit Ylli Zhuleku dhe Sh.H, në mjetin me targa DV2188A, për të cilët lindën dyshime se  ushtronin gjueti të paligjshme në këtë zonë”, sqaron policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e mësipërm, iu gjetën e bllokuan 2 armë gjahu(Çifte), 2 ndriçues elektrikë si edhe një sasi fishekësh çifte.

Gjithashtu kontrollet e Policisë kanë vijuar edhe në banesat e këtyre shtetasve, ku konkretisht tek banesa e Ylli Zhulekut iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu (çifte) dhe 70 copë  fishekë pistolete model 56, pa lejen e organeve kompetente.

Si edhe në banesën e shtetasit Sh.H, u gjet e bllokua një armë gjahu çifte.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 278/4 e 280 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy