Katër komando të Forcave të Armatosura nuk janë kthyer nga trajnimi ushtarak në një bazë në Angli.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë kërkesën në prokurornë e Tiranës që të nisë hetimet për akuzën e “Mos paraqitjes në repart”.
Hetimet kanë nisur nga seksioni ushtarak në prokurorinë e kryeqytetit. Kallëzimi është depozituar nga Policia Ushtarake, që është në varësi të ministrisë së Mbrojtjes.
Ende nuk dihen emrat e katër ushtarakë që kanë dezertuar nga baza ushtarake, ku kishin shkuar për tu trajnuar.
Ndërkohë ka reaguar edhe Ministrise se Mbrojtjes per kete çeshtje. E pyetur nga panorama ministria ka theksuar se bëhet fjalë 4 efektivë komando që janë dërguar në Britani të Madhe për trajnim sipas programeve qe ka Ministria. Ka rreth 2-3 javë që është konstatuar që ata nuk janë kthyer më.
“Janë 4 efektivë komando që janë dërguar në Britani të Madhe për trajnim sipas programeve qe ka Ministria. Ka rreth 2 -3 javë që është konstatuar që ata nuk janë kthyer me pjesën tjetër të grupit që kanë mberritur ne atdhe. Që nga momenti që është kuptuar, ministria e Mbrojtjes ka njoftuar autoritetet britanike që të bëhet ndalimi i tyre atje dhe njëkohësisht është depozituar edhe një kallëzim penal në Prokurori nga Ministria e Mbrojtjes. Emrat nuk bëhen publikë për shkak të sekretit hetimor”.



