Llajo: Transplanti i mëlçisë tek rastet me hepatit akut, shumë i vështirë. S’besoj të ketë izolim prej Covid (VIDEO)

Llajo: Transplanti i mëlçisë tek rastet me hepatit akut, shumë i vështirë. S’besoj të ketë izolim prej Covid (VIDEO)

Mjeku shqiptar në Athinë, Vasil Llajo, komenton humbjen e jetës së një foshnjë 13 muajsh në Greqi si pasojë e hepatit akut, ndërkohë që dyshohen 13 raste të tjera.

Për studion e lajmeve të MCN Tv, mjeku tha se foshnja e seksit mashkull shfaqi simptoma kulminante, të cilat u përkeqësuan shumë shpejt.

Pati insufilencë hepatike dhe edemës së trurit, plotësonte kriteret e një hepatiti akut. Janë regjistruar 13 raste që plotësojnë kriteret e hepatitit akut por ecuria e tyre është e mirë.

Shenjat fillojnë me temperaturë dhe më pas të vjella dhe diarre, janë 980 raste në të gjithë botën me tendencë ulje të hepatitit akut. 45 raste i janë nënshtruar transplantit.

Tek fëmija ishte aq e shpejtë klinika sa nuk pati mundësi të diskutohej transplanti i heparit. E para nuk ka donator dhe së dyti mëlçia është organ shumë selektiv për transplantet dhe e shton numrin e vdekjeve.

Lidhur me shtimin e infektimeve me Covid, ku dominon varianti BA.5, ai tha se rastet me Covid në Greqi janë shtuar dhe po arrihet në gati 20 mijë raste në ditë, çka sipas tij, ngre situatë alarmi.

Lidhur me mos marrjen e masave shtesë nga Komiteti Teknik i ekspertëve në Shqipëri veç thirrjes për kryerjen e dozës së tretë përforcuese apo të katërt, të vaksinës Llajo deklaroi se nuk mendon se do të ketë rikthim në izolim, dhe masave.

As maskat nuk besoj se do të bëhen të detyrueshme. Dramaciteti klinik i këtyre rasteve të prekur me Covid, na lejon të jemi më relaksues.

Do mbetet besoj se vendosja e maskave do të jetë mbi përzgjedhjen individuale. Nuk besoj se do të ketë izolim kombëtar ose ndërkombëtar për mbylljen e kufijve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy