
Evropa "po shpërbëhet" dhe "së shpejti do të zhduket plotësisht" me “rrëmbimin e ri” që do të bëjnë Shtetet e Bashkuara. Ky është sulmi i fundit i nënpresidentit të Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev, duke komentuar udhëtimin evropian të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Pamjet e drejtpërdrejta, faqet e para të gazetave, fotot me liderët evropianë, ndërsa paralelisht qindra ukrainas të mobilizuar vdesin çdo ditë, të shtyrë me forcë për të mbrojtur interesat e klikës naziste në pushtet”, shkroi ish-presidenti rus në Telegram, duke i cilësuar “plotësisht liderë të mjerë amatorë dhe "rusofobë" evropianët, të cilët "nuk do të qëndrojnë kurrë pranë paraardhësve të tyre, atyre që, pas luftës më shkatërruese të shekullit të 20-të, po ndërtonin një Evropë të re të pavarur dhe të begatë".
"Qytetërimi i vjetër evropian tashmë po shpërbëhet nën sulmin e emigrantëve që vijnë nga e gjithë bota. Dhe së shpejti do të zhduket fare, duke përsëritur mitin e njohur të përdhunimit të Evropës nga Zeusi. Vetëm sot, roli i demit do të të kryhet nga Amerika e paturpshme, të cilës i shërbejnë tradhtarët e interesave evropiane si Polonia dhe vendet baltike”, përfundon Medvedev.
/ ANSA /



