Vlorë, sekuestrohen 725 kg kanabis, 2 në pranga (VIDEO)

Vlorë, sekuestrohen 725 kg kanabis, 2 në pranga (VIDEO)

Dy persona janë arrestuar në Vlorë, ku policia kapi një sasi të madhe kanabisi. Në kuadër të kontrolleve të Planit Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti criminal, gjatë operacionit të koduar “Mesnata”, janë sekuestruar 725 kg e 200 gr lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe dy automjete.

Operacioni është zhvilluar në lagjen ''24 Maji'', në një banesë 4 katëshe, në pronësi të shtetasit Artan Kalemi, ku në katin e dytë dhe të katërt të banesës është konstatuar dhe sekuestruar nga policia një sasi lënde narkotike kanabis sativa me peshë totale prej 725 kg e 200 gr.

Gjithashtu janë sekuestruar dy automjete.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar në flagrancë: A. K., 34 vjeç, banues në Vlorë dhe Xh. K., 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili në përfundim të hetimeve rezultoi i përfshirë në këtë vepër penale.

Njëkohësisht në bashkëpunim me Prokurorinë, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P.Vlorë po vijojnē verifikimet dhe veprimet, me qëllim sekuestrimin e vilës dhe një ambienti biznesi, për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy