Krahas aromës karakteristike dhe shijes së mirë, kanella ka edhe një efekt pozitiv te truri. Ajo e bën më reaktiv, duke përmirësuar në këtë mënyrë nxënien dhe kujtesën.
Ky është përfundimi i një studimi të realizuar nga Rush University Medical Center, në SHBA.
Studiuesit kanë vëzhguar minjtë, të cilëve u është dhënë për një muaj rresht kanellë pluhur. Vëmendja e studiuesve është përqendruar në mënyrë të veçantë te zona e trurit që janë përgjegjëse për kujtesën. Është vënë re se konsumi i kanellës rrit nivelet e një proteine të quajtur Creb, e cila lidhet direkt me kujtesën dhe nxënien si dhe përmirëson strukturën e neuroneve.
Studiuesit thonë se po vëzhgojnë nëse rezultatet mund të jenë të njëjta edhe te studentët që kanë vështirësi në të nxënë.



