“Beketi”, Çani: Aferë e pastër ku do fitojnë të gjitha palët, arbitrazhi në Uashington pazar i niveleve të larta

“Beketi”, Çani: Aferë e pastër ku do fitojnë të gjitha palët, arbitrazhi në Uashington pazar i niveleve të larta

“Kjo është një aferë e pastër ku do fitojnë të gjitha palët. Imagjino sa kanë fituar ata arbitrazhit në Uashington, çfarë i dini ju ato? Pazare të niveleve të larta janë”. Kështu u shpreh në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV gjatë diskutimit për çështjen “Beketi”.

Sipas Çanit deklaratat e kryeministrit Rama pas sekuestrimit të bizneseve të Francesco Beketit kanë qenë të qëllimta “kushdo qoftë ai do dilte të bënte ato deklarata. Përse i bëri ai, kot? I bëri se ndeshja duhej fituar nga pala tjetër”, tha Çani.

Pjesë nga diskutimi:

Çani: Kur bëhet fjalë për shifra kaq të mëdha ti mendon se kryeministri i Shqipërisë kushdo qoftë ai do dilte të bënte ato deklarata. Përse i bëri ai, kot? I bëri se ndeshja duhej fituar nga pala tjetër. E dëbuan nga Shqipëria më thoni mua sa i ka vajtur dëmi atij?

Tomorri: Nuk e di sa ka qenë vlera e aseteve të Agon Channal, por nuk besoj se ka qenë më shumë se 5 milionë

Çani: Unë po them 20 që të jemi brenda. Biznesi i Beketit është fitorja e 118 milionë eurove dhe jo ajo. Ngjarja e vërtetë është kjo që ndodh tani. Kaq naivë duhet të mendojmë ne se janë qeveritarët tanë? Sekserët tanë e dinë si luhet. Kjo është një aferë e pastër ku do fitojnë të gjitha palët. Imagjino sa kanë fituar ata arbitrazhit në Uashington, çfarë i dini ju ato? Pazare të niveleve të larta janë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy