
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur 9 shkurtin e vitit 2025 si datë të zgjedhjeve.
“Zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen më 9 shkurt 2025”, thuhet në dekretin e nënshkruar nga kryetarja e shtetit.
Në dekret, Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve.
Kujtojmë që Vetëvendodja kishte preferuar 2 shkurtin si datë të zgjedhjeve.
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe AAK propozuan 26 janarin si datën e zgjedhjeve.



