
Anëtarët e grupit të njohur i muzikës rok në vend “Urban band”, i ftuar në emisionin “Stay tuned” të Valbona Mhillit në MCN tv, folën për vazhdimësinë e aktivitetit muzikor të grupit pas largimit të ish-vokalisti të grupit.
Solisiti i ri i grupit, Endrik Beba dhe kitaristi Jurgen Cara ka treguar se si grupi u bë bashkë, duke treguar fillimet e tija kur u njoh me djemtë e tjerë dhe mbarësitë deri te klipi i parë muzikor.
Jurgen: Kane ndodhur shumë gjëra të mira në grup, me ardhjen e Endrikut, erdhi edhe klipi i parë. Ne jemi edhe miq në radhë të parë dhe një grup nuk funksionon poqese nuk jemi shok.
Nuk ishte shkëputje me dhimbje me ish-vokalistin Andin. Unë kam besim te vetja dhe besoj te ëndrra ime, deri tani ka ecur mirë, nuk e kemi vuajtur shumë ikjen e këngëtarit, sepse kemi pasur edhe ardhjen shume të fortë, prandaj.
Endriku: Unë kam bashkëpunuar gjithmonë me grupin për të performuar bashkë, dhe në momentin që filloi kjo krisja me këtë grupin, pata një bisedë me Jurgenin nëse isha i hapur për një bashkëpunim. I kam thënë që gjithmonë prit se më pëlqeni, vazhdoni si grup.



