Poliklinikat/ Shteti “i mban varur”, pacientët analiza te privati (VIDEO)

Poliklinikat/ Shteti “i mban varur”, pacientët analiza te privati (VIDEO)

Shëndetësia falas i kushton qytetarëve shumë kohë, pasi për të kryer analiza duhet të presin me muaj duke i rrezikuar shëndetin, ndaj shumë prej tyre i drejtohen spitaleve private duke paguar shuma të larta parash.

Planifikimi për të kryer një analizë në poliklinikat e kryeqytetit mund të zgjasë edhe disa muaj.

Antonio Zenuni vuan nga probleme kardiake dhe diabeti, ndërsa thotë se i është drejtuar spitalit privat për të kryer analizat, pasi nuk mund të priste datën e planifikimit në poliklinikë.  Për të bërë edhe një grafi qytetarëve iu është shtyrë data e planifikimit për në fillim të muajit korrik.

Koha e gjatë e pritjes për të kryer një ekzaminim po rrezikon edhe shëndetin e pacientëve kronikë.

Edhe në Qendrën Spitalore Univeristare “Nënë Tereza” në fund të muajit ekzaminohen vetëm pacientët që janë në gjendje kritike, ndërsa urgjencat me kodin jeshil dhe të verdhë shtyhen për në muajin pasardhës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy