“Jetojmë mbi flori dhe ecim në baltë”/ Banorët e Mamëzit, Kukës: 70 milionë euro mineral, asnjë kilometër asfalt (VIDEO)

“Jetojmë mbi flori dhe ecim në baltë”/ Banorët e Mamëzit, Kukës: 70 milionë euro mineral, asnjë kilometër asfalt (VIDEO)

Prej 30 vitesh banorët e fshatit Mamëz në Kukës kërkojnë rrugë, por makinat u shkatërruan, ndërsa premtimet politike mbetën në baltë. Segmenti 10 kilometër që lidh Myç Mamëz me Surrojin i shërben 10 fshatrave, por është kthyer në simbol të braktisjes.

 

Në emisionin “Fol” në MCN TV, banorët akuzojnë qeverinë dhe bashkinë se kanë devijuar fondet e rrugës drejt zonave turistike të preferuara nga politikanët. 

 

Na morën mineralet, na lanë pa rrugë”, thonë ata, duke përmendur se nga Mamëzi janë eksportuar mbi 1.7 milionë ton nikel, me vlerë 70 milionë euro.

 

Premtimet e ish-kryebashkiakut Safet Gjici dhe kryebashkiakut aktual Albert Halilaj nuk janë mbajtur. Tenderi i shpallur në gusht 2024 për ndërtimin e lotit të parë është zhdukur pa shpjegime, ndërsa fondi i rrugës dyshohet se është devijuar.

 

Banorët paralajmërojnë bllokim të bashkisë dhe kallëzim në SPAK, nëse rruga nuk futet në buxhetin e 2026-s.

 

Jetojmë mbi pasuri minerare, por si të internuar”, thotë një banor, ndërsa një tjetër shton:

 

Me forcat tona shtruam rrugën me traktor, shteti na ka lënë në harresë.”

 

Në një fshat ku edhe shkolla funksionon me vetëm një kompjuter dhe fëmijët dalin pa mëngjes nga shtëpia, Mamëzi është dëshmia më e qartë se pasuritë e vendit nuk kthehen kurrë tek njerëzit që jetojnë mbi to.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy