Rrëmbimet e fundit të gjashtë shtetasve turq në Kosovë, të lidhur me lëvizjen Gylen, ka konfirmuar rolin kyç të ambasadave turke jashtë vendit në operacionet e shërbimt sekret dhe rrëmbimet ilegale të oponentëve ndaj regjimit turk të presidenti Rexhep Tajip Erdogan.
Megjithë deklaratat e bëra nga autoritetet kosovare të policisë, të dëbuarit, sipas burimeve lokale të cituara nga Stikholm Center for Fridom”, para largimit janë mbajtur në selinë e mbasadës ose në rezidencës së ambasadores turke, Kıvılcım Kılıç.
Fotografitë e mësuesve të publikuara nga agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu janë marrë në një dhomë para flamujve turq, duke pohuar se mësuesit tashmë ishin sjellë në Turqi. Por, e përditshmja turke “Cumhuriyet” raportoi se fotografitë u morën në ambientet e ambasadës turke në Prishtinë nga Aanadoly pas arrestimit të tyre. Pamjet janë marrë nga një aparat fotografik dhe janë transmetuar për herë të parë nga fotoreporteri i Anadolu në Prishtinë, Keci Erkin, i cili është i përfshirë më shumë gjasa në këtë skandal.
Zyrtarët theksojnë se flamujt janë përdorur nga misioni diplomatik turk dhe ata nuk janë lloji që përdorin stacionet policore në Turqi. Për më tepër, krahasimi me disa fotografi të Ambasadores Kılıç, nga faqja e Facebook-ut e Ambasadës, mbështesin këtë pretendim.



