
Pas dorëheqjes së Jorgo Goros si kryebashkiak i Himarës pritet që nesër këshilli bashkiak I këtij qyteti të mblidhet për të diskutuar për kryetarin e komanduar. Por duket se maxhoranca nuk I ka votat për të komanduar një nga nënkryetarët e saj, ndërsa Organizata Omonia kërkon një përfaqësues nga opozita dhe akuzon Goron si të përfshirë në kurthin e ngritur për arrestimin e Fredi Belerit.



