Shtatë grafikë që shpjegojnë koronavirusin

Shtatë grafikë që shpjegojnë koronavirusin

Përhapja e Covid-19, epidemia që e pati origjinën në Vuhan, Kinë në fund të vitit të kaluar, është përhapur në pjesën më të madhe të botës, duke u kthyer në një nga krizat më të mëdha të shëndetit publik. Epidemia është përhapur shumë më gjerë sesa ebola në vitin 2014 dhe Organizata Botërore e Shëndetit e ka cilësuar atë një pandemi. Ndërsa epidemia përparon, disa grafikë që përmbledhin analizat e të dhënave deri më datën 13 mars ndihmojnë të kuptojmë natyrën e kësaj epidemie dhe ecurinë e saj në varësi të masave frenuese që kanë marrë disa vende. Të dhënat janë nxjerrë nga programi i universitetit “Johns Hopkins” për koronavirusin.

Më poshtë janë shtatë grafikët që ndihmojnë në shpjegimin e krizës së Covid-19.

1. Virusi përhapet me shpejtësi

Rastet e rastit Covid-19 janë rritur me shpejtësi dita-ditës. Shumë nga rastet e raportuara janë akoma nga kulmi i hershëm në Kinë. Por ndërsa numri i rasteve të reja në Kinë ka rënë, numri i tyre në rang ndërkombëtar po rritet, çka tregon se epiqendra e problemit është zhvendosur nga Kina në vende të reja si Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

Vini re përmirësimin e situatës në Kinë.

2. Njihni simptomat

Simptomat e Covid-19 ndryshojnë nga një rast në tjetrin, por ato më të zakonshmet në Kinë, nga të dhënat e shkurtit, janë ethe dhe kollë e thatë (të konstatuara në shumicën e rasteve), lodhje dhe gëlbazë (termi teknik për mukozë e trashë e kollitur nga trakti respirator).

Nëse keni një ethe dhe kollë të thatë, kjo mund të jetë një arsye e mirë për të kontaktuar një profesionist të shëndetit publik dhe të testoheni nëse është e mundur.

3. Vdekshmëria në Kinë ka rënë me kalimin e kohës

Është shpresëdhënës rasti i Kinës. Autoritetet shëndetësore në Kinë ia dolën shumë mirë në trajtimin e infeksioneve dhe parandalimin e vdekjeve ndërsa rastet ishin ende në rritje.

Por shkalla e vdekshmërisë nuk u ul vetvetiu. Kina mori masa drastike, madje autoritare për të mbyllur zonat e prekura dhe për të frenuar përhapjen e virusit, në mënyrë që sistemi mjekësor të mos binte në kolaps.

4. Në Kinë më të rrezikuarit ishin të moshuarit

Gripi spanjoll i viteve 1918 -19, pandemia më e tmerrshme e kohëve moderne, u përqëndrua kryesisht te të rinjtë. Kishte ngjashmëri biologjike me një pandemi të gripit në vitet 1830 që u dha disa të moshuarve në vitet 1910 imunitet të kufizuar. Covid-19 nuk është i tillë. Deri më tani, vdekjet në Kinë janë në pjesën më të madhe të tyre te të moshuarit, të cilët kanë sistem imunitar më të dobët mesatarisht se të rinjtë dhe kanë një shkallë më të lartë të sëmundjesh kronike. Njerëzit e të gjitha moshave me sëmundje kronike janë gjithashtu të rrezikuar. Rreziku i vdekjes ekziston edhe për të të rinjtë, por personat e moshuar janë më të rrezikuar.

5. Është shumë më i rëndë se gripi i zakonshëm

Mund të duket interesante të krahasosh Covid-19 me një sëmundje më të njohur: gripin sezonal. Në fund të fundit, edhe gripi ka simptoma të buta për shumicën e njerëzve, dhe mund të jetë i rrezikshëm dhe vdekjeprurës në mesin e popullatave të prekshme si të moshuarit. Presidenti Trump madje e bëri këtë krahasim kohët e fundit.

Por siç tregojnë të dhënat e vdekshmërisë, nuk mund të bëhet një krahasim i tillë. Rreth 6 për qind e njerëzve mbi 60 vjeç të infektuar me Covid-19 vdesin, sipas të dhënave nga Kina; kjo është mbi gjashtë herë niveli i vdekshmërisë në SHBA për njerëzit e moshuar të infektuar nga gripi. Shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë Covid-19 mund të jetë 12 deri në 24 herë më shumë se ajo e vdekjes nga gripi. (Vlerësimet për shkallën e vdekshmërisë për Covid-19 ndryshojnë, dhe ato ndryshojnë sipas rajonit në varësi të përgjigjes ndaj shpërthimit. Grafiku pasqyron të dhënat për SHBA)

6. Është shumë më ngjitës se gripi

Ka edhe një aspekt tjetër me të cilin Covid-19 konkurron fort gripin sezonal: R0 i tij (treguesi i infektimit) është mbi 2, gjë që tregon se është më ngjitës se sa gripi tipik. R0 vlerëson numrin e njerëzve që një person i infektuar u ngjit sëmundjen. "R0 është e rëndësishme sepse nëse është më e madhe se 1, infeksioni me siguri do të vazhdojë të përhapet, dhe nëse është më pak se 1, shpërthimi ka të ngjarë të tërhiqet," shpjegon Ed Yong i “Atlantic”. Niveli i lartë i R0 që ka Covid-19 përbën më shumë arsye për shqetësim.

7. Pse shmangia e grumbullimeve dhe vetëkarantinimi është kaq i rëndësishëm

Covid-19 ka ndikuar menjëherë te mbledhjet dhe konferencat në shkallë të gjerë. Ky ndryshim mbërriti shpejt dhe mund të duket i vështirë, por është më e lehtë të kuptohet politika e "distancimit shoqëror". Çelësi është që të "sheshohet kurba", duke ngadalësuar shkallën e rritjes së infeksioneve në mënyrë që të frenohet përhapja, edhe nëse numri i përgjithshëm nuk ndryshon.

Rrafshimi i kurbës ngadalëson nivelin në të cilin rastet e reja mbërrijnë në spitale, duke lehtësuar ngarkesën për infrastrukturën e kujdesit shëndetësor dhe duke shtuar shanset që pacientët që po trajtohen të mbijetojnë.

/ Vox /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy