Në ditën e gjashtë të nisjes së sulmit rus mbi Ukrainë, ka pasur një tentativë për bisedime që përfundoi me dështim.
Porse cili është qëllimi i vërtetë i Rusisë në këtë luftë. Analisti nga Kosova, Nexhmedin Spahiu, për edicionin e “MCN live”, specifikoi se objektivi rus në këtë rast ka qenë qeveria e Ukrainës, e jo populli, por që në këtë aspekt, nuk e llogariti rezistencën e popullatës kundër tij.
E gjithë kjo po shkon në favor të Ukrainës. Aryseja ka qenë që pushtimi i Ukrainës, sipas qëllimit rus të ndodhte brenda tre ditësh, dhe fakti që nuk e ka marrë ende kryeqytetin ukrainas, tregon për një dështim të këtij aksioni rus, të paktën deri më tani.
Lufta në Ukrainë, është ndryshe nga lufta në Ballkan. Qëllimi i Putinit, ka qenë ta ndryshoj qeverinë në Ukrainë, dhe ta bëj proruse e antiperëndimore.
Nuk është qëllimi të shkatërrohet populli i të njëjtës gjuhë, sepse edhe pse ukrainasit pretendojnë se e kanë një gjuhë të veçantë, por deri në shek.20, në asnjë statistikë nuk bëhej fjalë për ukrainas, të gjithë trajtoheshin si rus, porse kjo nuk i jep të drejtë qeverisë ruse të pushtonte Ukrainën, sikurse nuk i jep p.sh. të drejtë qeverisë së Ramës të sulmojë bandat e Albin Kurtit dhe anasjelltas.
Sa i takon viktimave të luftës, natyrisht se ka viktima por në këtë rast, për dallim p.sh. nga lufta në Bosnjë, objektiv ishte zhdukja e popullit boshnjak, kurse këtu objektiv ishte qeveria, jo populli, prandaj është matje forcash me perëndimin.



