Gara në PD, Salianji: Harxhi është refuzuar për ambasadore në SHBA, Kadilli s’ka dalë të merret një herë me Ramën

Gara në PD, Salianji: Harxhi është refuzuar për ambasadore në SHBA, Kadilli s’ka dalë të merret një herë me Ramën

Demokrati Ervin Salianji foli mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për garën për kreun e Partisë Demokratike.

Gjatë emisionit Salianji tha për të vetmen kandidate grua në këtë garë Edit Harxhi se është refuzuar për të qenë ambasadore në SHBA, ndërkohë që Kadilli siç u shpreh ai pavarësisht pozicionit të rëndësishëm në PD nuk është marrë asnjëherë me kryeministrin Edi Rama në 8 vite të PS-së në pushtet.

“Ka një garë për të mbrojtur PD dhe një garë për të përçarë PD-në. Ne nuk harrojmë se i kanë rënë Ramës nga dështimi 3 apo 4 parti të krijuara nga opozita me idenë se do ti merrte vota. A mos ka këtu një investim tjetër që investohet nga maxhoranca. Kadilli ka pasur pozicion të rëndësishëm të PD, një nga shkaktarët kryesor të funksioneve të PD dhe s’ka dalë të merret një herë me Ramën. Nuk e kemi parë 8 vite. Kjo zonja është e vetmja që është refuzuar për ambasadore në SHBA”, tha Salianji.

Ndërkohë analisti Artur Zheji sqaroi se kandidatja për kreun e PD Harxhi është refuzuar për shkak të bashkëshortit.

“Harxhi është zonjë e nderuar. Nuk e kanë lënë për bashkëshortin. Lufta politike është nën brez”,  tha Zheji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy