Vinçi rrëzohet mbi punëtorët, humbin jetën 14 persona në Indi

Vinçi rrëzohet mbi punëtorët, humbin jetën 14 persona në Indi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi ku një vinç është rrëzuar gjatë ndërtimit të një autostrade në shtetin indian qendror-perëndimor të Maharashtra duke shkaktuar vdekjen e 14 personave. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në lagjen Thane. Policia dhe zjarrfikësit janë ende të angazhuar në operacionet e shpëtimit, njoftuan autoritetet, duke thënë se numri i të vdekurve ka gjasa të rritet. Autostrada e shpejtë në ndërtim është Samruddhi Mahamarg, 701 km e gjatë dhe që lidh Mumbain me qytetin e Nagpurit përmes dhjetëra rretheve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy