Dorëhiqen dy themeluesit e “Instagram”-it

Dorëhiqen dy themeluesit e “Instagram”-it

Kevin Systrom e Mike Krieger, dy bashkëthemeluesit e “Instagram”-it, kanë dhënë dorëheqjen dhe pritet të largohen nga kompania në ditët e ardhshme.

Lajmin e bën të ditur “New York Times”, që citon disa burime sipas të cilave këto dy largime ngrenë dyshime mbi të ardhmen e “Instagramit”, në një moment kur kompania që e ka blerë, “Facebook” po përballet me shumë sfida.

Systrom, administrator i deleguar i “Instagram”-it dhe Krieger, shefi teknik, nuk kanë dhënë shpjegime për arsyet e largimit.

“Instagram” është një prej gurëve të çmuar në kurorën e “Facebook”-ut, i cili e bleu rrjetin e famshmëm për fotot për një çmim prej 1 miliard dollarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy