Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Endri Hasa në MCN Live ka komentuar lidhur me situatën në këtë parti e cila është ndarë sa i përket zgjedhjes së kryetarit. Ai tha se sa i përket bashkimit ajo është fiktive sepse politika kërkon kimi. Sipas tij, bashkimi i kryesisë ndodh vetëm me demokratët e vërtetë dhe jo me partitë. “Çështja është të jesh i vërtetë me veten dhe partinë, të vish në forume, kryesi, diskuton, kundërshton sepse PD s’mund të rri peng e askujt dhe duhet të ecë përpara. Në radhë të parë duhet të vijnë në institucione dhe unë gjithmonë grupin parlamentar e kam parë si një grupim të mbyllur tek vetvetja dhe jo se çfarë ka ndodhur këtë 1 vit e gjysmë. Çështja nuk është bashkimi, që të ndodhë kjo duhet të ndaj gjithsecili mendjen se ku është i pozicionuar. Politika nuk është matematikë, ajo është kimi duhet të ngjizet gjëja. Njerëzit nuk ngjizen thjesht duke i mbledhur bashkë, këtë bashkim në mënyrë fiktive tentuam ta bëjmë, kryesia e PD propozoi alternativa dhe shtriu dorën duke i ftuar të kandidonin dhe nuk deshën. Ne gjykuam politikisht duke i dhënë hapësirë, i dhamë hapësirë Luçianos në Elbasan, Iglit në Durrës, ngjizja nuk bëhet mekanikisht, sado që unë këtu mund të gjykoj politikisht, i lamë një kandidat opozitës kjo është hapësirë e lënë". Në vijim ai shtoi se opozita duhet ti ofrojë shqiptarëve alternativë në qeverisje, duhet të bëjë detyrat e shtëpisë sepse sipas tij bashkimi bëhet me njerëzit, forcat politike bëhen përmes koalicioneve. “Bashkimi i kryesisë së PD, i njerëzve që besojnë tek kjo parti do ndodhë me njerëzit e thjeshtë, demokratët e thjeshtë. Vetë e kam menduar nuk kam kandiduar dhe s’kam frikë nga Basha apo Berisha, s’kam frikë nga askush. Gjithsekush ka të drejtën të masë forcën e vet dhe të kandidojë, sot që flasim PD ka 1 vit e gjysëm që është pa kryetar dhe nuk mund ta mbajmë më peng”



