
Këshilli bashkiak i Lezhës është përfshirë në debate për mbylljen e urës së Milotit. Opozita kërkoi të merren masa për të shmangur trafikun ndërsa kryebashkiaku Pjerin Ndreu tha se shumë shpejt do të kryhen punime për ta rihapur por shtoi se trafikut do ti jepet zgjidhje me ndertimin e autostradës Milot- Balldren.



