Dita nis e ftohtë, parashikimi i motit për sot

Dita nis e ftohtë, parashikimi i motit për sot

Dita nis me mot të kthjellët por të ftohtë në të gjithë vendin tonë, por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave lokale në zonat Veriore- Verilindore duke gjeneruar reshje të pakta dëbore. Ndërsa pasditja sjellë kthjellim të motit edhe në këto zona.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5 deri 12°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor ndërsa në det krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Moti i kthjellët do të dominojë në pjesën më të madhe të kontinetit. Konkretisht kthjellimet do të jenë mbizotëruese në Europën Jugore, Qëndrore dhe atë Veriore.

Po ashtu lindja e kontinentit vijon me mot të kthjellët por të ftohtë. Ndërsa vranësira dhe reshje të pakta do ketë pjesërisht Ballkani dhe brigjet e detit të Zi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy