
Në qendër të vëmendjes këto ditë në vendin tonë kanë qenë sulmet kibernetike.
Teksa dje u publikuan edhe disa nga emailet e ish-drejtorit te policisë, Gledis Nano, eksperti i sigurisë, Fation Softa, tha për edicionin e lajmeve në MCN tv se sulme të tilla ishin paralajmëruar që nga dhjetori i viti të kaluar.
I padrejtë është fakti që ne jemi paralajmëruar, edhe nga Ministria e Mbrojtjes është thënë që ne dhjetor 2021 dhe ishte një moment jo i këndshëm për sistemet tona.
Unë mendoj qe nuk është vetëm lufta kibernetike, por ka edhe element të tjerë të luftës dhe mbrojtjes që shteti duhet të marrë edhe për element të tjerë të sigurisë kombëtare, janë edhe element hibrid, janë të gjitha element për sulmin hibrid, pra kemi sulmin kibernetik, dezinformomi, akte të ndryshme terroriste, mos të harrojmë se nga grupet tjera është paralajmëruar nga shërbimi informative se grupet të cilat ndodhen brenda burgjeve shqiptare po merreshin për te organizuar grupe terroriste Irani dhe shërbimet e tjera.
Sipas Softës, sulmi kibernetik ka elemente hibride, dhe nga ky fakt nuk duhet parë vetëm Irani, por edhe nga Rusia.
Unë mendoj se nuk është vetëm Irani, duhet parë edhe Rusia, ai është një vend që e konsideron Shqipërinë te vendet jo mike dhe interesat gjeopolitike të Rusisë dhe vendeve tjera në hapësirën ballkanike vijnë e bëhen gjithnjë më të ndjeshme.
Sulmet e Iranit në Shqipëri nxjerrin në pah nevojën për ndërtimin e kapaciteteve kibernetike dhe ndërtimin e një strategjie të re për sigurinë kombëtare, saktësisht një agjenci efikase që do merrej me mbrojtjen kibernetike, thotë eksperti Softa.
Por, në këtë kuadër ai vlerëson se kjo agjenci duhet të bashkëveprojë edhe me Kosovën, pasi sulmet kibernetike kanë në fokus Shqipërinë bashkë me Kosovën, dhe me këtë edhe destabilizimin e rajonit të Ballkanit.
Kemi nevoje për një agjenci që janë të përfshira institucionet që kanë të ngarkuara me ligj që duhet te jetë për një agjenci me persona që duhet të jenë në radhë të parë me profesionist kryesisht të fushës së kibernetikës, për mbrojtën kibernetike.
Kjo agjenci duhet të jetë e rakorduar dhe të bashkëveprojë edhe me Kosovën, sepse e shikojmë që sulmet janë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, pra janë të interesuar për një destabilizim të hapësirës ballkanike, prandaj për ne është shumë me rendësi bashkëveprimi edhe me Kosovën, lidhur me sisteme mbrojtjes apo edhe të mundësisë së parandalimit të ngjarjeve apo të sulmeve të ndryshme.



